Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Njoftoi dorëheqjen për t’i shpëtuar vettingut, gjyqtari i Apelit të Tiranës merr lajmin e keq nga KPK

11:54 / May 13, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës Hajrie Muçmata përballë KPK së
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur  të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtarin e Apelit Tiranë, Gramoz Levanaj për shkak të dorëheqjes së tij, si dhe t’i heqë të drejtën për t’u emëruar në insitucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Në vendimin e zbardhur së fundmi, thuhet se procesi i rivlerësimit për Levanajn është ndërprerë pasi ai ka deklaruar dorëheqjen.

Trupa e shortuar për kryerjen e procesit të vetingut për Levanajn kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Firdes Shulin. Sipas KPK, subjekti i rivlerësimit është shprehur se nuk ishte në konflikt interesi me asnjërin prej anëtarëve të trupit gjykues.

Në shtator të vitit 2020, Komisioni vendosi të mbyllë hetimin kryesisht vetëm për kriterin e pasurisë, ndërkohë që Levanaj ka kërkuar kohë shtesë për kthimin e përgjigjeve dhe hapjen e hetimit administrativ për dy kriteret e tjera, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Komisioni ka shtyrë hetimin për një muaj, por e rrëzoi kërkesën për rihapjen e hetimit.

Pasi subjekti ka dorëzuar një pjesë të provave dhe ka kërkuar tjetër kohë shtesë për të siguruar dokumente të tjera, trupi gjykues i ka bërë me dije se përgjigjet që ai priste të merrte tashmë ishin administruar nga Komisioni dhe se gjendeshin në dosje.

Më 19 janar 2021, KPK ka vendosur ta ftojë subjektin në një seancë dëgjimore të planifikuar për 10 ditë më vonë. Por Levanaj ka dorëzuar raport mjekësor për arsye shëndetësore dhe trupi gjykues e ka shtyrë seancën dëgjimore për në datën 11 shkurt.

Dy ditë para se të zhvillohej seanca, gjyqtari Gramoz Levanaj i ka kërkuar Komisionit të pezullojë procesin deri në shqyrtimin nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ të kërkesës së tij për “heqje dorë në mënyrë të parevokueshme nga statusi i gjyqtarit”, si dhe nga detyra në Gjykatën e Apelit Tiranë. Në vijim ai ka bërë me dije se nuk dëshironte të merrte pjesë në seancën dëgjimore.

Pasi KLGJ ka njoftuar për miratimin e kërkesës së subjektit për dorëheqje nga statusi i magjistratit si dhe për mosankimin e këtij vendimi, KPK ka vendosur të ndëpresë procesin e rivlerësimit.

“Trupi gjykues çmon se subjekti i rivlerësimit ka shfrytëzuar të drejtën që i njeh Kushtetuta dhe ligji, për dorëheqje nga statusi i magjistratit. Ndërprerja e procesit të rivlerësimit, për shkak të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit, sjell si pasojë përfundimin e kësaj procedure administrative…,” thuhet në vendimin e KPK-së.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari ndërron jetë në spital

21:44 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.