Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çfarë do të ndodhë nesër me Lulzim Bashën? Fatbardh Kadilli del me mesazhin e fuqishëm

17:10 / May 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fatbardh Kadilli 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të diel, kreu i PD, Lulzim Basha do të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, ndërsa në këto takime pritet të ketë edhe përballjen e parë me disa nga kritikët që kërkuan dorëheqjen e tij pas humbjes së zgjedhjeve të 25prillit.

Përballja e parë fillimisht do të ndodhë në mbledhjen e Kryesisë, me sfidantin për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli.

“Jam përgatitur dhe do qëndroj kërkesës sime qe ai nuk duhet te jete me ne krye te partisë. Dorëheqje do thotë e parevokueshme jo ‘ngriva shkriva’. Le ti beje kur te doje zgjedhjet PD qe tani dhe pas një viti, mua do me kenë aty si mbartës i një projekti te ri”, u shpreh Kadilli për Top Channel.

Nën presioni ne kritikëve të cilët i kërkojnë largimin, Lulzim Basha ka nisur fushatën ne bazë ku kërkon mbështetjen e demokratëve. Në takime thotë se se mirëpret çdo kritikë, por momentin nuk e sheh të duhur për përballjen brenda llojit.

“Kur dëgjoj fjalën jeni të mirëpritur me kujtohet fakti historik qe kam qene unë qe e kam mirëpritur zotin Basha ne parti se me ka gjetur ne parti dhe s’mund te na thotë se jeni te mirëpritur ju ne shtëpinë e tij? Jo, ajo është shtëpi e përbashkët, ai nuk është me i pëlqyer për të qene kryetar. Nje nga premtimet e mia si kryetar i PD është qe PD te jete si shoqëri aksionare ku secili la qofte nje përqind apo njëmiliontën e aksioneve e dhe ti respektohet dhe jo parti si një shpk me një ortak te vetëm zotin Basha”, tha Kadilli.

Dy orë pas mbledhjes së kryesisë kryedemokratin e pret një përballje tjetër në Këshillin Kombëtar. Bujar Nishani, i cili kryeson një ndër forumet me të larta të partisë prej ditësh ka nisur një fushatë me disa eksponent të lartë të Partisë Demokratike, për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë si përgjegjësi kryesor per humbjen e PD-së.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria luan “finale”/ Në orën 18:00 në Budapest, kuqezinjtë përballen me Bjellorusinë

13:35 / November 15, 2026

Maratona e Tiranës, në garë edhe personat me aftësi të kufizuara/ Vlerësohen me çmime, Bisha: Sporti është për të gjithë

12:57 / November 15, 2026

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Protestat e dhunshme në Tiranë/ Arrestohen 3 protestues, procedohen penalisht 18 të tjerë/ Vendosen 44 gjoba

11:47 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.