Vendi ynë gjatë paradites do të jetë me kthjellime të pakta dhe vranësira, të cilat do të sjellin shira afat-shkurtër në zonat Veriore dhe Qendrore.
Por gjatë pasdites dhe mbrëmjes moti përmirësohet gradualisht. Ndërsa Jugu i Shqipërisë mbetet me mot të qëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 – 5 ballë.
