Erind Mërkuri dhe Artan Spahiu do të jenë ekspert ligjorë për shkeljet e konstatuara nga komisioni hetimor për kreun e shtetit Ilir Meta.
Në mbledhjen e kësaj të premte të komisionit nga sekretarja Klotilda Bushka u kërkua që detyrë e ekspertit të jenë të analizojë se cili është roli i presidentit, cilat janë kompetencat, mënyra e ushtrimit të këtyre kompetencave, çfarë nënkuptohet me shprehje presidencë si përfaqësues i unitetit të popullit në nenin 86 të Kushtetutës, cili është interpretimi i termit interes të përgjithshëm në Kushtetutë, një analizë të nenit 89 të Kushtetutës në lidhje me aktivitetin e presidentit etj.
