Banorët e fshatit Peshkëpi në Vlorë kanë gjetur ditën e sotme një predhë. Bëhet e ditur se predha është e rrezikshme pasi është e paplasur. Predha e cila është 1,5 metra e gjatë, dyshohet se është e Luftës së dytë Botërore.
Ajo është gjetur në afërsi të tokave bujqësore, aty ku banorët e zonës punojnë çdo ditë.
Deri më tani, as policia dhe as forcat xheniere nuk kanë mbërritur ende në zonë për të bërë të mundur largimin e saj nga vendi ku ndodhet.
