Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Jeni përplasur me makinë? Ja formulari që “shmang” policinë

16:15 / May 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
raporti 1 1 655x400 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ky do të jetë raporti që do të duhet të plotësoni, në rast se do të kryeni një aksident rrugor me dëme që arrijnë deri në 30 mijë lekë. Në një korrik hyjnë në fuqi risitë e ligjit për sigurimin e detyrueshëm, ku për aksidente me vlerë deri në 30 mijë lekë drejtuesit e mjeteve mund të shmangin policinë dhe të arrijnë në një dakordësi mes palëve.

Ky formular i cili do të përmbajë të gjitha detajet e aksidentit është hedhur për konsultim dhe do të miratohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Formulari tip është një praktikë që ndiqet edhe në vendet europiane. Arritja e kësaj marrëveshjeje do të jetë e zbatueshme nga kompanitë e sigurimit për të kryer dëmshpërblimin.

Kjo procedurë, e cila do të zbatohet për herë të parë fillimisht shmang penalitetin që do të merrnit nga policia, por jo vetëm eliminon edhe këtë hallke të procesit, pa qenë e nevojshme që inspektorët rrugorë të policisë të vijnë në vendngjarje dhe të kryejnë akt konstatimin.

Sipas të dhënave zyrtare nga shoqëritë e sigurimit, rreth 30-35% e dëmeve në rastet e aksidenteve rrugore janë në vlera të vogla, zakonisht deri në 30 mijë lekë të rinj.

Këto raste dëmesh, sipas ligjit të deritanishëm janë trajtuar nga shoqëritë e sigurimit bazuar në procedurat standarde brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës për dëmshpërblim, si edhe përmes plotësimit të një sërë dokumentash, Me ligjin e ri dëmshpërblimi nuk do të trajtohet më për 30 ditë, si aktualisht, por për 14 ditë kalendarike nga data e paraqitjes së dokumentacionit.

raporti 3 655x400 1
raporti 1 1 655x400 2

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.