Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Agjentët e “FBI”-së shqiptare janë pa rroga, shkak zvarritja e ligjit nga Meta

20:41 / May 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
byroja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga shtatori 2020 kur mori drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pra prej 9 muajsh Aida Hajnaj vazhdon të mos paguhet pavarësisht detyrës së rëndësishme që mban.

Por i njëjti fat po ndjek edhe 28 hetuesit e parë të BKH të cilët mbasi i kaluan sprovat për tu kualifikuar si krahu i djathtë i SPAK, ende nuk kanë marrë rrogën e parë. Nga komunikimi që TCH pati me disa prej tyre u deklaruan vështirësi ekonomike pasi hetuesit janë dorëhequr nga detyrat e mëparshme prej muajsh.

Deri më tani 28 hetuesit e FBI shqiptare kanë mbyllur fazën e parë të trajnimit dhe po specializohen mbi përdorimin e armëve të zjarrit dhe sigurinë e jetës së oficerëve .

Por përse këto vonesa? Një grup ekspertësh shqiptare dhe të huaj u përfshinë gjatë muajve tetor – shkurt 2021 në përmirësimin e kuadrit ligjor mes tyre pagat dhe benefitet që duhet të fitojnë hetuesit e ardhshëm që do të luftojnë të korruptuarit dhe krimin e organizuar.

Së bashku me ndërkombëtarët që po ndjekin nga afër plotësimin e SPAK u konstatua se trajtimi financiar i BKH ishte i shpërndarë në disa akte nën ligjore dhe për këtë shkak u ripa ligj i SPAK që më datën 31 mars iu përcoll presidentit. Por pak përpara zgjedhjeve presidenti e ktheu për rishqyrtim të gjithë paketën përfshirë edhe projektligjin për SPAK, kurse dekretet për prapësimin e tyre u publikuan nga presidenca në fillim të muajit maj.

Rezulton se gjatë këtij afati kushtetues të 20 ditëve nuk pati asnjë publikim në faqen zyrtare ,çka krijoi përshtypjen se presidenti kishte ushtruar të drejtën e tij për të mos e shpallur ligjin dhe as për ta rikthyer në kuvend , ndërkohë që pas këtij qëndrimi të presidentit, kuvendi e rrëzoi dekretin e tij në 7 maj.

Megjithatë, ndryshimet në ligjin e SPAK nuk janë botuar ende në fletoren zyrtare, çka do të thotë se së paku deri në muajin qershor edhe Aida Hajnaj edhe hetuesit e BKH do të vijojnë pa rrogë dhe në një farë mënyrë vullnetare të hetimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.