Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Me pranga në duar dhe kokainë, momenti i arrestimit të “Baronit” në Tiranë dhe polici i RENEA-s

21:42 / May 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
safe image 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e momentit kur transportohet nga makina në ambientet e drejtorisë së policisë së kryeqytetit Ded Nimani, i cili kishte më pak se një vit që kishte dalë nga burgu i dënuar për drogë, ku tashmë sërish do të kthehet në qeli për të njëjtën akuzë. Mbi një kg kokainë, arma e efektivit të RENEA-s Xhujlo Liçi, telefonat dhe sende të tjera janë sekuestruar në momentin e ndërhyrjes së agjentëve të policisë në rrugën e vjetër Tiranë-Durrës në Ndroq.

Rreth orës e 11:12 minuta të ditës së sotme në aksin rrugor Tiranë-Durrës në rrugën e vjetër në Ndroq, në ambientet e jashtme të një lokali, policia gjeti të parkuar automjetin Benz me targa AA463TO.

Automjeti drejtohej nga Luan Gaci dhe po në këtë vend afrohet dhe parkohet automjeti tjetër po Benz me targa AB 892 BZ ku ndodheshin 2 persona, drejtues ishte Xhuljo Liçi dhe pasagjer ishte Ded Ninami.

Këta dy të fundit dalin nga automjeti duke shkuar tek bagazhi i makinës me targa BZ.

Në atë moment u afrohet edhe Luan Gaci, të tre personat hapin bagazhin e makinës dhe Xhuljo Lici nxjerr një pako në formë drejtkëndore e mbështjellë me plastmas transparent dhe brenda saj dyshohej të kishte lëndë narkotike të llojit kokainë të cilën po e mbante në dorë në prezencë të Nimanit dhe Gacit duke biseduar me ta.

Pikërisht në këtë moment është bërë ndërhyrja nga ana e policisë dhe Lici ka hedhur pakon në tokë. Pakoja me droge kishte mbishkrimin “Baron” për këtë arsye operacioni i policisë u kodua me këtë emër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.