Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Esdalini tregon pse zihet me Olën: Për para, ajo nuk sheh çmime ndërsa unë jam dorështrënguar

15:00 / May 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Esdalini tregon pse zihet me Olen
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çifti i koreografëve Esdalin Gorani dhe Ola Hasani kanë ushtruar për vite me radhë profesionin e baletit dhe janë shumë të dashur për publikun shqiptar. Gjatë intervistës ata kanë treguar më shumë për jetën e tyre personale dhe profesionale. Gjithashtu çifti ka tregua si kanë arritur të menaxhojnë punën dhe profesionin së bashku. Të pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea se për çfarë zihen më shumë, ata thonë për paratë. Estalini tregon se ai është më dorë shtrënguar, ndërsa Ola nuk sheh fare çmimet.

Ardit Gjebrea: Ju jeni të lumtur, por ndonjëherë edhe ziheni. Për çfarë ziheni?

Ola Hasani: Për ide, për para.

Esdalin Gorani: Ja, obobobo. Unë jam ai dorështrënguari. Ola nuk sheh çmime, nuk sheh asnjë gjë.

Ardit Gjebrea:  Nga vjen kjo Esdalin?

Esdalin Gorani: Sepse unë jam rritur vetëm, kam ikur 10 vjeç nga familja, kam jetuar në konvikt dhe kjo më ka bërë të jetoj vetëm, pa familjen. Jetoja tek konviktet e Liceut Artistik në ’89-ën kam qenë në klasën e pestë, llogarite çfarë kohe dhe unë shkoja një herë në javë në shtëpi.  2 Lekë që mi jepte babai që t’i kisha gjithë javën, ditët e para i prishja e thoja çfarë do bëj. Pastaj fillova të bëj ekonominë, jeta e vështirë që kam bërë, më ka bërë që të bëj ekonominë.

Ardit Gjebrea: Ne kemi të gjithë një mentor në jetë, unë kam profesor Çesk Zadenë, po juve?

Esdalin Gorani: Ne kemi të madhin Agron Aliaj. Kjo është meritë dhe mirënjohje e përjetshme  nga ne, sidomos nga unë me profesor Agronin kam pasur një raport fantastik personal, jo në punë por edhe jashtë pune. Është personi që ka investuar më shumë nga ne dhe personi falë të cilit ne jemi sot. Ka qenë personi që na ka hapur rrugën, ka drejtoi rrugën, ka pasur në atë kohë një program, na tha bëjeni vetë dhe në i thamë profesor se bëjmë dot. E na tha e di si është puna? Noti mësohet në det, o bëje o lerë.

Ola Hasani: Mesa duket kishte parë diçka tek ne të dy përderisa investoi. /Klan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mos më prek familjen”, plas keq mes Akilit dhe Adrianit në BBVK 5

22:54 / November 4, 2026

Pasuria e Michael Jackson/ E bija kërkon 600 milionë dollarë, padit përmbaruesin: 17 vite pa financuar fondin për ne fëmijët

22:23 / November 4, 2026

Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

10:09 / November 3, 2026

“O çuna, a besoni në…”/ Heidi Baci zbulon prapaskenat e “Për’puthen”: Jam afeksionuar me konkurrentët…

20:39 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.