Pasditen e sotme është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike pas humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit. Në këtë mbledhje ka pasur një përplasje mes kreut aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe anëtarit të Kryesisë së kësaj force politike, Fatbardh Kadilli.
Kadilli ka kërkuar largimin e Bashës nga kryesia e PD-së. Sipas KadilliT, Basha duhet të japë dorëheqjen e parevokueshme pasi është një humbës përsëritës.
Kadilli-Bashës: Nuk je i pazëvendësueshëm. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme. Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshire askënd. Fushatën e bëre i vetëm. Nuk mbështete asnjë njeri. Janë bërë shumë gabime në fushate. Problemet ne zgjedhje nuk duhet te justifikojnë humbjen. Për një pjesë të problemeve je vet përgjegjës. Për një pjesë tjetër, ke qenë i pazoti t’i ndalosh. Lufta për votën bëhet brenda sistemit. Kjo luftë do vazhdojë sa herë të ketë zgjedhje.
