Një i ri u gjet i pajetë në Shkodër i vrarë me armë zjarri.
Mësohet se ai është identifikuar si 32-vjeccari Endri Mustafa.
Ndërkaq, Forcat Speciale të RENEA-s kanë rrethuar banesat e dy fiseve të njohura në Shkodër. Ende nuk dihen detaje zyrtare lidhur me operacionin që po zhvillohet që prej mbrëmjes së djeshme.
Mustafa është një person me precedent të mëparshëm penalë dhe i skeduar nga policia e Shtetit për disa ngjarje të tjera.
Ai dyshohet se është vrarë si vazhdë e ekzekutimeve për larje hesapesh në qytetin e Shkodrës.
Ndërkohë që familja e tij e kishte denoncuar si të zhdukur prej tri ditësh.
