Janë bërë publike pamjet nga aksidenti i rëndë që i mori jetën 33-vjeçarit në Tiranë.
Policia bëri të ditur më herët se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.30 në rrugën “Sulejman Delvina” ku R. K., 33 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
