Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Video/ Ish-shtëpia e Pablo Escobar në Kolumbi hidhet në erë, në vend të pallatit një park

15:35 / February 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shtepia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Me shpërthim të kontrolluar është rrafshuar shtëpia  luksoze e “ baronit te kokainës” në Medilin. Ne vend të pallatit të Escobarit do te behet  një park.

Ndërtesa “Monaco”, kështjella luksoze e ish baronit të drogës Pablo Escobar në Medellin Kolumbi u rrafshua  nga shpërthimi i kontrolluar në qender te  qytetit për të ndërtuar aty një park dedikuar  viktimave te narko-terrorizmit.

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar diten e djeshme në 11:53 sipas kohës lokale (18:53 GMT). Tre sekonda më vonë, para 1.600 njerëzve, përfshirë edhe viktimat e Escobarit, tetë katet e strehës së «Capo» e Medellin Cartel u shndërruan në gërmadhe. Një re e bardhë pluhuri mbuloi qiellin për disa minuta, nderkohe qe zjarrfikësit hodhen ujë per te  hequr pluhurin.

Të ballafaquar me një pjesë të shoqërisë kolumbiane që merreshin me  mirëmbajtjen e ndërtesës, në përkujtim të luftës së përgjakshme të karteleve të kokainës, komuna nisi një fushatë duke theksuar se ajo nuk është per te “fshirë historinë”, por “transformim”.

Shkatërrimi i Monakos “përfaqëson humbjen e kulturës se ilegalitetit. Kjo do të thotë se historia nuk do të jetë e shkruar nga dora e rojeve”, tha presidenti i Kolumbise Ivan Duque,  ne vendin ku do te ngrihet parku  Inflexio, i cila pritet të përfundojë deri në fund të vitit.

Në vend të Monakos – simbol i pasurise se Escobarit, i cili ishte pa funksion,  do të krijohet një hapësirë prej 5.000 metra katrorë në kujtesë te mijëra njerëzve të vrarë gjatë periudhës më të dhunshme të narko-terrorizmit në vitet 1980 dhe 1990, kur kartelet kolumbiane të drogës kanë zhvilluar një luftë të pamëshirshme. Shkatërrimi i ndërtesës, behet pak më shumë se 25 vjet pas vdekjes së Escobait, i qëlluar dhe vrarë nga policia në dhjetor 1993.

Deri kohët e fundit, turistët vizitonin çdo ditë ndërtesën e madhe të bardhë që Escobar ndërtoi në vitet 1980, në zemër të El Rompidos, një nga rrethet më prestigjioze të Medellinit. Para  se të braktisej, monakoja mbante ne kete godine institucione publike si dhe shërbimet policore.

Që nga viti i kaluar, turistët që merrnin  pjesë ne turne te  “narko-turizmi “ kane pare murin e kesaj ndërtese te mbuluar me postera të mëdha të” autoreve “të luftes se  përgjakshme te drogës: policinë, gazetarët, gjyqtarët, njerëzit që u vranë me urdhër të Baronit të kokainës.

“Respekti dhe dhimbja jone, ne nderojmë viktimat tona (1983-1994) – 46 612 jete njerezish “, shkruhet ne njeren  nga pankartat, të cilat u zhdukën pas rënies së ndërtesës.

Kryetari i komunës së Medellin Federico Gutierrez beson se kjo histori e së kaluarës duhet të shkruhet për viktimat.

“Shkatërrimi është një hap, por ndoshta kërkesat dhe zërat e viktimave  jane ato  që tani mund ta trembë këtë shpirt”, shtoi Alonso Salazar  “Shëmbëlltyra e Pablo” dhe ish-kryetar i bashkisë së qytetit.

Si pjesë e kësaj fushate për të fshirë gjurmët e «capo», një kopje të avionit që kishte transportuar dërgesën e parë të kokainës në Shtetet e Bashkuara, e hoqen  në janar nga “Hacienda Napoles porta ‘ një zonë e gjerë e pronës se Escobar në veriperëndim te Kolumbise, ku ai jetoi dhe ku Baroni kishte ngritur atje dhe kopshtin zoologjik ku tanime kjo zone është kthyer në një park./ ANA-MPA.

Ere hidhet Shtepia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.