Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çfarë po ndodh në PD?! Edvin Kulluri thotë se Gazment Bardhi po i ndan anëtarët në aktivë dhe pasivë

17:47 / May 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edvin Kulluri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edvin Kulluri, pjesë e grupimit për PD që kërkon largimin e Bashës sepse e cilëson si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit ka thënë se e kanë gati kandidatin që do të futet në garë për të marrë postin drejtues.

Kulluri theksoi se garancia që do të kërkojnë do të jenë listat e sakta të anëtarësisë, ndërsa akuzoi sekretarin e përgjithshëm, Gazment Bardhin se i ndan anëtarët në aktivë dhe pasivë për të manipuluar zgjedhjet.

Edvin Kulluri: Jemi të vendosur për t’i shkuar deri fund dhe për të pasur një kandidat zyrtar i cili do të marrë pjesë në garë nëse Basha nuk e skualifikon. Kryesia e PD me këtë statut që është sot, që është qesharake mund të skualifikojë kandidatët për kryetarë të PD. Psh, Lulzim Basha komisionin e ngre vetë, listat e anëtarësisë mund t’i manipulojë vetë, në fund edhe kandidatët i nxjerr vetë dhe si gjithmonë do të fitojë vetë.

Denis Dyrnjaja: Nëse Basha fiton prap çfarë do të bëni, do të largoheni nga PD?

Edvin Kulluri: Këtë do e shohim pas ditës së zgjedhjeve, ne kemi qenë të vendosur për të mos u larguar nga PD se e kemi konsideruar aset kombëtar, një vlerë të këtij vendi. Nuk kam ikur as në 2017, as në 2019, këtu jam.

Denis Dyrnjaja: Keni përcaktuar një kandidat?

Edvin Kulluri: Po shkohet drejt selektimit të emrit të kandidatit pas një bisede shumë kolegjiale dhe të hapur me njëri-tjetrin, ku askush nuk vendos në mënyrë apriori dhe personale se çfarë do bëjë.

Denis Dyrnjaja: Nuk do të kërkoni garanci?

Edvin Kulluri: Do kërkojmë lista të sakta të anëtarësisë, jo lista me aktivë dhe pasivë sic i bën Sekretari i Përgjithshëm sot, anëtarë aktiv dhe pasiv.

Denis Dyrnjaja: Pse ndodh kjo?

Edvin Kulluri: Nuk e di, duhet të pyesni Bashën dhe Bardhin. Kjo bëhet për të manipuluar zgjedhjet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.