Kryeministri Edi Rama ka mbledhur me urgjencë grupin e ngushtë të deputetëve të Partisë Socialiste në Seli.
Burime për tirananews bëjnë me dije se të pranishëm janë Rama, Balla, Çuci, Ruçi dhe Gjiknuri.
Ende nuk dihet axhenda e këtij takimi mjaft të beftë, ndërkohë kujtojmë që javën që kaloi kreu i qeverisë bëri disa emërime në rang zv/ministrash.
Mbetet për t’u parë nëse edhe kësaj radhe do të ketë lëvizje zv/ ministrash, ndërkohë që kabineti i ri pritet të jetë gati në fund të shtator.
