Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Alfred Peza/ Pas 25 prillit “e vjetra po shembet, kohët po ndryshojnë…”

21:39 / May 17, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Peza A
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fitorja e tretë radhazi nga ana e PS dhe Edi Ramës, në zgjedhjet e fundit Parlamentare, prishi një cikël 24 vjeçar ku rrotacioni i pushtetit kalonte çdo 8 vjet, herë në dorën e PD e herë në atë të PS. Ishte epoka kur LSI e Ilir Meta luanin rolin e “kingmaker”-it apo polit të tretë politik, duke e anuar peshën e mandateve të veta të arta, herë djathtas e herë majtas sipas interesave politike të momentit.

Zgjedhjet e 25 prillit e prishën njëherë e përgjithmonë këtë balancë, e cila duhet pranuar që nga njëra anë ndihmoi në krijimin e një stabiliteti relativ në vend, pas trazirave të mëdha sociale që kaloi Shqipëria në vitet 1991-1992 dhe 1997-1998. Nga ana tjetër rrotacioni ciklik pas çdo dy mandatesh, ndikoi në krijimin e një pritshmërie të gënjeshtërt se ardhja e pushtetit, mund të jetë çështje kalendarike dhe jo meritash politike e elektorale.

PD, LSI dhe aleatët e tyre u premtonin opozitarëve rikthimin në pushtet thjeshtë se u vinte radha e kjo u takonte natyrshëm, edhe pa patur një ofertë frymëzuese, një program elektoral realist, një frymë të madhe ndryshimi dhe një ekip të ri fitues. Kjo pritshmëri u ndëshkua me votë, duke dëshmuar se ligjësitë e demokracisë, nuk mund të denatyrohen nga ëndrrat e Lulzim Bashës me karrike Kryeministri.

Nëse i referohemi politologjisë, fakti që rrotacioni i pushtetit në vitet 2005 dhe 2013 u krye në mënyrë të qetë nga njëra kahje politike në tjetrën, dëshmonte se demokracia e brishtë shqiptare e kaloi pragun e foshnjërisë duke u bërë funksionale. Në dy vitet e fundit, sistemi ynë kaloi dy provat më të mëdha: Djegien e mandateve të deputetëve të opozitës, daljen e tyre nga Parlamenti dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale.

Mazhoranca kaloi ndërkohë dy prova të mëdha zjarri, siç ishin termëti dhe pandemia. Tregues jo vetëm i qëndrueshmërisë së institucioneve, por edhe kalimit me sukses të testit të stresit ekstrem, nga sistemi demokratik i vendit. Shoqëria shqiptare i vendosi notën me votë më 25 prill, të dyja palëve të vendosura në skajet e kundërta të litarit të lojës politike, duke e kaluar edhe vetë provimin e pjekurisë.

Efektet e thella tektonike të rezultatit të zgjedhjeve, kanë nisur të ndihen që tani, megjithëse kanë kaluar vetëm pak ditë. Provë e sigurtë se kemi hyrë në pragun e një epoke të re zhvillimesh politike të Shqipërisë së ardhshme. Është epoka e mbylljes së ciklit politik të elitës së vjetër post komuniste, e cila e mban ende të shtërnguar fort për fyti, procesin e transformimit të thellë të vendit.

Fitorja e PS dhe e Kryeministrit Edi Rama janë historike, jo thjeshtë si një statistikë në vetetëve, sepse siguruan për herë të parë një mandat të tretë qeverisës radhazi. Të tillë e bëjnë atë, edhe momentumi i zhvillimeve rajonale dhe euro-atlantike, që favorizojnë një konjukturë të re gjeopolitike për Shqipërinë dhe shqiptarët në Ballkan.

Akoma më të rëndësishëm këtë mandat, e bën momenti për të ecur përpara përmes reformash të thella të shteforimit modern, investimeve të jashtëzakonshme në infrastrukturë, turizëm dhe teknologjitë e reja digjitale, që mund ti paraprijnë proceseve të europianizimit dhe modernizimit të vendit.

Reforma në Drejtësi me ndihmën e pakursyer të SHBA dhe BE, është garantja se nuk do të ketë kthim pas në kulturën e vjetër të mosndëshkueshmërisë, për krimet dhe korrupsionin e lartë të elitës së vjetër politike të vendit. Stërvitja Defender- Europë 21 e forcave ushtarake të NATO në Shqipëri, më e madhja e zhvilluar ndonjëherë në gadishullin e Ballkanit, është një tjetër provë se jemi përpara një kufiri të ri të së ardhmes.

Ngritja e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, hapja njëra pas tjetrës e dosjeve më të nxehta nga SPAK pasi ishin varrosur nga drejtësia e vjetër dhe mbërritja tek hapat e fundit për ngritjen në këmbë të BKH, dëshmojnë se sistemi i ri i drejtësisë është një realitet që mund të rezultojë përcaktues për ritmin e ecjes përpara.

Opozita shqiptare ndodhet në udhëkryqin më të madh të ekzistencës së saj. Ndarja sa më shpejt nga lidershipi i vjetër dhe riorganizimi rrënjësor për tu bërë gati për të ardhmen që ka trokitur, do e ndihmojnë edhe mazhorancës qeverisëse vetë, që të ecë më shpejt përpara.

E meqë jemi ende në majin e Qemal Stafës, më vjen ta citoj në këto momente: “E vjetra po shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash”!

25 prillit Alfred Peza ndryshojne shembet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.