Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ilir Meta refuzoi të paraqitej në Komisionin Hetimor, reagon i revoltuar Spartak Braho dhe ka një paralajmërim

10:47 / May 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60a37dcac74df
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit është njohur me letrën refuzuese të Ilir Metës për të mos qenë pjesë e seancës dëgjimore, duke e cilësuar si të delegjitimuar këtë institucion.

Në një letër voluminoze drejtuar komisionit, Meta tha se kërkesa sipas tij nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese. Sakaq, nga ana tjetër, komisioni u mblodh sërish ditën e sotme, për t’i vendosur Presidentit një afat të ri.

Kryetari i komisionit, Alket Hyseni, tha se Presidenti Meta, nga dita e nesërme, datë 19 maj, e deri të hënën, datë 24 maj, ka të drejtë të caktojë orën dhe ditën se kur mund të zhvillohet seanca dëgjimore.

Nga krahu tjetër, anëtari i komisionit Spartak Braho, reagoi ndaj letrës së Presidencës, ku ndër të tjera, thoshte se Parlamenti nuk është legjitim. Braho theksoi, se nëse Parlamenti nuk njihet, atëherë kjo sipas tij, mund të konsiderohet si një puç.

Alket Hyseni: Presidenti konteston legjitimitetin e Kuvendit, ngre pretendime procedurale lidhur me shkresat e Komisionit Hetimor. Ai thotë se në dy rastet ku i është kërkuar thirrja për t’u paraqitur në seancat dëgjimore, ka qenë i angazhuar. Secili nga anëtarët e komisionit, mund të njihet me tekstin e plotë të shkresës dhe argumentet e presidentit. Unë propozoj, që duke mundësuar dëgjesën e presidentit, me qëllim për të dëgjuar edhe palën tjetër që është le të themi pala nën hetim, sipas Kushtetutës, rregullores së Kuvendit, por edhe detyrim i këtij komisioni për të dëgjuar Presidentin, por edhe qëndrim dhe e drejtë nga ana e tij. Propozoj t’i nisim një shkresë Presidentit, që ne si komision, jemi të hapur për ta dëgjuar nga e nesërmja deri ditën e hënë. Për ta dëgjuar, e të shmangur alibitë. Nga data 19 maj deri të hënën. Ne e kemi të pamundur që përtej ditës së hënë, 24 maj, për të zhvilluar veprimtarinë hetimore. Ne duhet të mbyllim hetimet dhe të kemi mundësi për të bërë një krehje të plotë për faktet, e për të krijuar bindjen e plotë e më tej për të mundësuar përgatitjen e raportit, koha do të ishte e papranueshme, afati aktual do të jetë ditën e hënë.

Spartak Braho: Nëse Presidenti nuk njeh legjitimitetin e Kuvendit, është puç, nuk është Republikë Parlamentare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.