Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ai i Turizmit Blendi Klosi kanë parë nga afër procesin e vaksinimit të operatorëve turistikë në Golem.
Ministrja tha se ky proces do të mbyllet brenda majit për të pasur një sezon turistik të sigurtë.
“Një situatë epidemiologjike të kontrolluar duke qenë se pozitiviteti është nën 2 %. Shqipëria ka dalë nga zona e riskut siç e kanë vlerësuar dhe institucionet ndërkomëbtare. Deri tani kemi kryer 4 mijë vaksinime në të gjithë rrjetin e tur operatorëve, do të vijojnë ashtu sikurse e kemi nisur me intensitet të shtuar që të kemi një sezon turistik më të lehtësuar, po mbi të gjitha ti garantojmë dhe stafeve dhe pushueve të gjithë garancinë e nevojshme përsa i përket këputjes së zinxhirit të infekimit. Brenda majit të përufndojmë vaksinimin e struktruave akomoduese”, tha ajo.
Minstri Klosi tha se “Covid Free” do të jetë reklamë e shkëlqyer për Shqipërinë për të një sistem turistik të garantuar dhe që nuk do të ketë problematik për turistët e huaj.
Manastirliu tha se ka nisur dhe fushata e dezinsektimit në zonat e plazhit.
