Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nënshkruhet Marrëveshja, do nxitet mësimdhënia e gjuhës italiane në sistemin arsimor shqiptar

18:28 / May 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ministrja Anila Denaj ambasadori italian Fabrizio Bucci dhe ministrja Evis Kushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një marrëveshje e re mirëkuptimi mbi programin “Iliria” me qëllim nxitjen e mëtejshme të mësimdhënies së gjuhës italiane, si gjuhë e parë e huaj, në sistemin arsimor shqiptar, është nënshkruar ditën e sotmes mes Ambasadorit të Italisë Fabrizio Bucci dhe Ministres së arsimit, Evis Kushi e asaj të finanacave Anila Denaj.

Me anë të kësaj marrëveshjeje, Shqipëria merr përsipër të përhapë mësimdhënien e gjuhës italiane në sistemin parauniversitar. Kjo Marrëveshje parashikon gjithashtu edhe përfshirjen e shkollave teknike – profesionale vendase me module në gjuhën italiane të lëndëve jo gjuhësore, duke pasur parasysh praninë e gjerë të sipërmarrjeve italiane në Shqipëri si dhe nevojën për gjetjen e burimeve njerëzore të kualifikuara në vend.

talia, nga ana e saj, do të vijojë të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të mësimdhënies së gjuhës italiane përmes lëvrimit të kontributeve në dobi të mësuesve shqiptarë të gjuhës italiane si dhe furnizimit, me materiale didaktike, të bibliotekave dhe laboratorëve të shkollave “Iliria”.

Italia do të vijojë gjithashtu të japë ndihmesën e saj në formimin e mësuesve shqiptarë të italishtes përmes Zyrës së Shkollave të Ambasadës së Italisë dhe Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, duke vënë theksin kështu në angazhimin e vazhdueshëm italian në integrimin nëpërmjet projekteve inovative dhe nismave kulturore të kurrikulave tradicionale të mësimdhënies.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.