Tridhjetë studentë të kursit të Akademisë së Policisë janë helmuar dhe kanë përfunduar në spital. Mësohet se të rinjtë kanë shfaqur shenja helmimi pasi kanë konsumuar drekën.
Katër prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë nisur drejt Spitalit Ushtarak. Studentët kanë pësuar reaksion pas ushqimit dhe në trupin e tyre janë shfaqur dhe shenja të dukshme.
