Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mazi rrëfen miqësinë e Artan Santos me Fatos Nanon dhe dy detajet që i bënë përshtypje në momentin kur e ekzekutuan

20:26 / May 19, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mazi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-drejtori i TVSH-së, Eduart Mazi, ka bërë sot publike detaje të rënda nga vrasja e bankierit Artan Santo në qershor të vitit 2014. Teksa tregoi se ishte vet i pranishëm në vendngjarje në momentin e krimit, Mazi shprehet se i kanë bërë përshtypje dy detaje.

“Dy elementë më bëjnë përshtypje në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë, reagimi jo i shpejtë i një polici që ishte aty, ndoshta ka qenë i shokuar si unë. Ndërsa kur autori i krimit po largohej, motori që po e prishte u fik. Edhe pse ai hipi në motor dhe nuk lëvizte, nuk reagoi askush. Nuk i vë asnjë lloj përgjegjësie asnjërit, pasi secili ka reagimet e veta. Emocionet e mia ishin të ngrira. Ndërsa kur autori po largohej, polici nisi ta ndiqte. Unë doja të lëvizja Artanin, por u kujtova se aty ishte vendi i krimit e nuk mund të bëja asgjë. Hyra në bankë e u kërkova që të merrnin diçka për ta mbuluar”, tha Mazi për ‘Breaking’.

Ndërsa i pyetur nëse është marrë në pyetje për të dhënë dëshmi, miku i të ndjerit shprehet se “po”.

“Me shumë kënaqësi kam shkuar e kam deklaruar të gjithë këtë që thashë këtu. U jam përgjigjur me hollësi të gjitha pyetjeve për ngjarjen dhe marrëdhëniet e mia të hershme me Artan Santon.

Këtu është rasti për të thënë se pasi u krye ky krim, sot po bëhet një hap nga një mekanizëm shtetëror që është SPAK. Do më vinte shumë mirë nëse do e zbërthenin këtë dosje, sado e vështirë është, tha Mazi.

Sipas tij, Artan Santo ishte një intelektual i plotë, i vetmi që pati guximin të kalonte në sektorin privat të bankave.

“Një nga financuesit kryesor si bankë që ka mbështetur artin, kulturën, televizionin në atë kohë. Është meritë e tij që talente të vogla kanë gjetur mbështetjen e tij dhe kanë ecur përpara”, vijoi ish-drejtori i TVSH-së.

Mazi gjithashtu rrëfeu edhe bisedat e përditshme që bënte me Santon dhe a i kishte shprehur ndonjëherë ndonjë shqetësim.

“Në jetën e përditshme kishim biseda të larmishme. Bisedat për bankat, ishin veç për gjërat e mia, jo për të tretët. Biseda kryesore ishte letërsia, filmi, si mund të bëhet ky televizion dhe si mund të realizoheshin projekte për të ndihmua njerëzit. Ishte natyrë shumë e hapur, i dashur e shumë mbështetës. Në veprimet që bënte, ai shikonte perspektivën. Ku do arrihet me këtë që po bëjmë. Kishte një zemër që nuk e ka asnjë”, tha Mazi.

Sipas tij, Artan Santo nuk kishte ndonjë peng, pasi kishte objektivat dhe qëllimet e veta.

“Të them të drejtën ai kishte objektivat e veta. E para ishte që aty ku punonte të ishte një lider, drejtues i mirë. Suksesi i parë i tij është te banka e kursimeve. E dyta, ai u shkëput duke u dhënë kurajo të tjerëve që sot është koha për të kaluar nga sektori shtetëror në atë privat. Ai fliste me pasion kur vinte puna për bankën dhe institucionet financiare. Ai nuk pretendonte ndonjë pozicion administrativ, pasi kënaqësia e tij ishte te puna që kishte, të zhvillohej me personelin e tij. Nuk kishte ambicie për të qenë ministër, pasi në kohën e Nanos mund të bëhej. Përveç besimit ishin edhe marrëdhëniet shoqërore. Nuk kishte ambicie as për guvernator. Nuk kishte ambicie karriere, por pune. E kjo e vlerësonte dhe e dallonte nga shumë kolegë të tjerë”, përfundoi Mazi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shisnin drogë pranë gjimnazeve, lihen në burg 20 personat e arrestuar

16:39 / September 8, 2026

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.