Pas transmetimit të emisionit të mbrëmshëm të regjistruar me ambasadoren amerikane Yuri Kim, “Opinion” sonte ka ardhur ndryshe.
Nisur nga vendimi i DASH për të shpallur “non grata” Sali Berishën, Blendi Fevziu është gjendur i papërgatitur duke e realizuar emisionin e tij të posaçëm me lidhje skype nga një tjetër shtet ku është nisur me pushime, raporton tirananews.al.
Nga frika se mos shkëputet lidhja, Fevziu ia kërkoi si nder mikut të tij Baton Haxhiu që në rast të problemeve teknike, ta vijonte ai drejtimin e emisionit ku ka të ftuar disa figura të njohura për të diskutuar çështjen “Berisha”.

