Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqendrueshme. Moti parshikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu që në orët e para të 24-oreshit me intensitet deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit.
Gjatë ditës reshjet e shiut do te mbeten prezente te herpashershme kryesisht përgjatë Ultesirës Perëndimore dhe zonave malore. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtëi mesatare 1 deri 10m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 20m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
zonat malore 6°C deri në 20°C
zonat e ulëta 7°C deri në 22°C
zonat bregdetare 11°C deri në 20°C
