Policia e Tiranës bën të ditur se ka vënë në pranga një 24-vjeçar. Sipas burimeve zyrtare J.M akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë një vit më të madhe se ai.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. M., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 25-vjeçare”, thotë policia.
