Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mat/ Qëllon me armë zjarri në ajër duke terrorizuar banorët, në pranga 40-vjeçari

09:35 / May 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 40-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri pushkë në oborrin e shtëpisë së tij duke terrorizuar banorët e zonës.

Sipas burimeve të policisë, kanë qenë banorët që kanë lajmëruar autoritetet se në fshatin Prell B.K po qëllonte me armë duke rrezikuar jetën e banorëve apo kalimtarëve të rastit. Ai u neutralizua menjëherë nga policia.

NJOFTIMI I PLOTE

Mat

Qëlloi me armë zjarri në ajër duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 4 pako me lëndë plasëse.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas një telefonate në numrin 112, nga banorët e zonës që kërkonin ndihmë, pasi në fshatin Prell, një banor i zonës po qëllonte me armë zjarri duke rrezikuar jetën e banorëve dhe kalimtarëve të rastit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në mënyrë profesionale kanë ndërhyrë duke neutralizuar dhe vënë në pranga shtetasin B. K., 40 vjeç, banues në fshatin Prell, Mat.

Ky shtetas po qëllonte në ajër me armë zjarri pushkë në oborrin e banesës së tij.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pushkë, një sasi municioni luftarak dhe katër pako me lëndë plasëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Policia e Dibrës falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin dhe i fton të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari ndërron jetë në spital

21:44 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.