Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se ideja e “çadrës” ishte e Bashës, ndërsa ai është njeri i shesheve.
“Ata e kanë caktuar presidentin. A nuk u bë përpjekje e madhe për Sandër Lleshajn? Soros merret me mua më shumë se e kam kundërshtuar publikisht. Soros këtu shkaktoi një dëm kolosal. Sorosi i bëri të gjithë të majta. Soros në rastet e 21 Janarit i shkruan Hillaryt. Solli këtu njeriun e tij. Knut Fleckenstein. Del në konferencë për shtyp, dhe thotë çfarë pune ka Berisha me Soros. Unë e pashë emrin e tij në listë dhe i thashë miqësinë me të dhe mos e përzier këtë.
Knuti tha Berisha është i lidhur me Putinin. Ata vdiqën gazit dhe thanë mos e thuaj këtë se vetëm këtë nuk e beson njeri. Projektin e reformës e ka hartuar grupi i Soros., Thashë që kjo është goditje e mirëfilltë politike. Qëndrimet që unë kam mbajtur nuk janë pëlqyer. Për Reformën në Drejtësi kam qenë 100% pro.
Të drejtat e njeriut nuk mbrohen pa një drejtësi të reformuar. Unë jam falenderuar 10 herë publikisht nga ambasadori i SHBA. A mund ta imagjinosh Sali Berishën ti në çadër. Njeriu i shesheve të mbyllet në çadër. Çadra ishte ide e Lulzim Bashës. Unë e mbështeta. Unë jam i vetmi që kam thënë “ Me këtë mund të shkojmë në fitore dhe mund të shkojmë edhe në katastrofë”, kur janë djegur mandatet. Në vendimin për të mos shkuar në zgjedhje nuk jam përzier kurrë”, tha Berisha.
