Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha “non grata”, Hoxha: Ju tregoj videon që i çova prokurorit për çështjet që liston SHBA

22:57 / May 20, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh mbrëmjen e sotme se nga çështjet e listuara nga DASH te vendimi për Sali Berishën që e shpalli “non grata” kishte dijeni për një prej tyre, pasi i kishte dërguar prokurorit një video për hetimet e saj.

“Po të jap një element që nuk e kam bërë publike. Më është dashur që për një çështje që ka 20 vite që nuk rihapet, për fat të mirë një prokuror e mori në dorë se të tjerët para tij dhanë dorëheqjen. Ai nuk kishte nga t’ia mbante.

Më pyet se kishte parë në media, kishte parë dhe aq sa kishte parë në dosje, se kishte disa referime dhe shkrime që kisha bërë unë dhe më kërkoi një informacion. Unë nuk besoja se ai prokuror do ta çonte përpara dhe i kam vendosur në dispozicion një video, e kam bërë me paratë e mia, kam vajtur e kam dokumentuar dhe ia kam dhënë origjinalin atij me shpresën që ajo video vetëm të pranohej nga gjykata si provë dhe pse unë nuk besoja se kjo çështje mund të avanconte më tej. Unë mendoja që boll të pranohej dhe në fund do të kishte një vendim pushimi dhe kjo histori do të mbetej aty.

Ai prokurori e çoi atë vendimin dhe gjykata e pranoi dhe ajo çështja është atje në sirtar dhe është një nga këto çështjet e listuara nga Departamenti i Shtetit. Pra, të gjithë këta që bëjnë sikur nuk dinë gjë dhe kërkojnë prova, këta e dinë shumë mirë se cfarë provash kanë lënë.

Nuk po kaloj te krimet me vrasje, dil në bulevard dhe shiko ato pllakat janë nja 4 të vrarë. Sot nuk është ndëshkuar askush. Heshtja e Metës, që citohet dhe paralajmërohet aty dhe atij që bëri statusin për kalin e qyqes është pikërisht për këtë gjë. Shiko si vjen ora, ata atje i mbajnë shënim letrat” tha ai.

Arta Hoxha tha se Yuri Kim, ndryshe nga Donald Lu, nuk e faktorizoi Sali Berishën dhe ky sipas tij, ishte hapi i parë për atë që do të ndodhte më pas. “Amerika nuk ka mik askënd, të tjerët e kanë mik Amerikën, kjo është “A”-ja e tyre. Rama thjeshtë tani është kryeministër në dezhurn, ka qëlluar, kjo që ka ndodhur sot është paralajmëruar me kohë. E mbani mend seancën e 21 korrikut të 2016, ku do të votohej për reformën në drejtësi, mbani mend cfarë mesazhi u shkonte deputetëve?

U shkoi mesazhi që nëse nuk votoni duhet të paraqiteni në ambasadën amerikane me pasaportën në dorë. E publikoi zoti Mediu. Madje ka votuar edhe Armando Prenga me pranga në duar, ishte në arrest shtëpie. Ja pra që “çeçua ka biçak”, thotë populli. E mbani mend Donald Lu pas takimeve me Bashën sa kishte problem shkonte takonte edhe Berishën e de-faktorizonte, por që kur erdhi Kim nuk e ka shkuar asnjëherë te Berisha. Shenjat po jepeshin” tha ai në ABC.

E mbani mend deklaratën e Adriatik Llallës, cfarë tha? Më thirrën dhe më thanë… ai që thoshte do të bëjmë arrestime në vjeshtë, i vetmi arrestim që bëri isha unë dhe më mbajti celularët. Më vjen mirë që kam luftuar këta njerëz. Ai tha atëherë ma kërkoi “Doni” (ambasadori Donald Lu) që të arrestoja Metën. E thotë prokurori i përgjithshëm. Zotëri ti je prokuror i përgjithshëm ke tagrin ti kthesh përgjigje zyrtare, por ai e bëri pasi aty ishte zgjedhur nga Berisha dhe Meta dhe po luante lojën e tyre se këta janë ndëshkuar sot.

Pse po hesht Meta? Sepse te deklarata e DASH thuhet në 3 paragrafe Berisha dhe aleatët e tij. Këta akuzohen për korrupsion, por a është i pasur sot Berisha dhe familja Berisha dhe aleatët e tij? Kjo është pyetja që u bëhet shqiptarëve. E dyta pse e shoh me mesazh mbrapa? Unë më shumë shikoj të trembur ata mbrapa se Berishën e kapi “rrufeja”. Këta e dinë se cfarë kanë bërë dhe cfarë i pret” tha Hoxha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.