Më 21 maj 2012, në orën 16.30 do të vinte lajmi se një autobus kishte rënë në humnerë në Himarë.
Autobusi i përkiste universitetit të Elbasanit dhe me të udhëtonin 45 persona, shumica studentë të cilët ishin në një ekspeditë. Ajo tragjedi i mori jetën 13 të rinjve, dhe u plagosën 21 të tjerë.
Autobusi u gjet një humnë në Qafë e Vishës afër Himarës humnera ishte 80 metra nën tokë shkaku zyrtar i aksidentit ishte shpejtësia e tejkaluar.
Familjarët e viktimave shkojnë çdo vit në vendin e aksidentit ku tashmë qëndron një pllakatë përkujtimore. Ajo është dëshmi e një tragjedie të rëndë e flet për humbjen e jetës së 13 personave, pas rënies së autobusit me studente të universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Ishte ora rreth 16 e 15 minuta kur autobusi me studente po ecte në drejtim të Sarandës në kuadrin e një ekskursioni, një udhëtim që u pre në mes…
Mjeti doli jashtë kontrollit të shoferit, dhe ra në humnerë. Si pasojë humbën jetën 11 studente të vitit të tretë dega gjuhë-letërsi, i fejuari i njërës prej të rejave, si dhe drejtuesi i autobusit, ndërsa u plagosën 22 vajza të tjera studente. Autobusi i dytë më studentë, udhëtoi drejt Himarës, ku dhanë lajmin e kobshëm…
Si asnjë ngjarje më parë, ajo tragjedi do të mbahet mend për solidaritetin e treguar nga banorët e Himarës, të cilët u bënë një, duke ndërhyrë të parët në operacionet e shpëtimit. Destinacioni fillestar, ishte qendra shëndetësore e Himarës, vetëm pak minuta larg vendngjarjes.
Edhe pse qendra shëndetësore e Himarës nuk kishte kapacitete për shkak se përdoret vetëm për sezonin veror, i improvizuan menjëherë shtretërit për të plagosurat përpara se të dërgoheshin në spitalin e Vlorës apo atë të Tiranës.
Ajo pasdite është përjetuar në gjithë vendin, ndërsa ka lënë copëza kujtimesh të dhimbshme.
Një ditë më pas, në 22 maj i gjithë vendi do të ishte në ditë zie kombëtare, në respekt të jetëve të prera në mes. Homazhet do të kulmomnin në Universitetin e Elbasanit, vendi ku vajzat ndiqnin çdo ditë leksionet në auditore. Pavarësisht se kanë kaluar vite, humbja e jetës së studenteve ka lënë pas brengë për pedagogët e këtij universiteti.
Jeta vazhdon për 22 studentet që i mbijetuan aksidentit. Pjesa më e madhe e vajzave kanë krijuar familje.
Aksidenti tragjik i qafës së Vishës la pas edhe mesazhin për më shumë kujdes në rrugë, veçanërisht në segmente të tilla të rrezikshme sikundër është kjo pikë.

EMRAT E VIKTIMAVE
Juliana Tola nga Elbasani,
Elsa Daka nga Elbasani,
Armand Halilaga nga Kavaja,
Denisa Guzi nga Gramshi,
Fabiola Shehi nga Tirana,
Ermira Mana nga Elbasani,
Lindita Kabashi nga Elbasani,
Joana Debinja nga Lushnja,
Eriola Xhoi nga Elbasani,
Aurora Molla nga Pogradeci,
Pëllumb Cela nga Elbasani,
Doriana Stafa nga Kruja
Eranda Baloshi nga Elbasani.
