Komisioni hetimor për presidentin Ilir Meta po dëgjon në mbledhjen e kësaj të premte ekspertët e thirrur të cilët i janë përgjigjur pyetjeve të bëra nga anëtarët e komisionit.
Sipas ekspertit Erind Mërkuri, Presidenti e ka të drejtën e shprehjes së kritikës por duhet të jetë i vetëpërmbajtur.
“Përsa i përket shprehjes së kritikës, rezulton që vërtetë Presidenti e ka, por duke nisur nga roli i tij si kryetar i shtetit kjo qasje duhet të jetë e vetëparmbajtur, nuk duhet të krijojë konflikte institucionale, nuk duhet të ulë apo të ngrejë reputacioni e një institucioni ndaj një institucioni tjetër, dhe duhet të jetë korrekte. Kjo sipas Gjykata Kushtetuese të huaja, nuk ka Kustetuesja jonë në këto raste”, tha Mërkuri.
Ndërsa sipas tij, përsa i përket rolit kritik ndaj legjislacionit, në formulën e betimit të Presidentit në Shqipëri thuhet se ai duhet ti bindet ligjeve.
Për ekspertin roli i presidentit është neutral mbi palët, luan rolin e arbitrit në rastin e krizave dhe kompetencat e tij janë formale.
