Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tregtonin produkte të skaduara, dy të arrestuar

13:53 / May 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
produkte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy persona janë vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Skadenca” pasi tregtonin mallra të skaduar. Mësohet se të dy personat janë të lindur në Jordani, por banues në Tiranë.

Sipas informacioneve zyrtare, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi iu fshinin datat e skadencave produkteve të skaduara, duke përdorur lëndë kimike, iu vendosnin atyre data të reja skadence, për të shtyrë afatin e përdorimit deri në dy vjet.

NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohet pas një hetimi disajavor, operacioni policor i koduar “Skadenca”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Monitorimit dhe Hetimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Monitorimit dhe Hetimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disajavor, zhvilluan dhe finalizuan operacion policor të koduar “Skadenca” si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit e huaj:

Y. R., 57 vjeç dhe A. R., 28 vjeç, lindur në Jordani dhe banues në Tiranë.

Këta shtetas kishin hapur në një magazinë të marrë me qira, një subjekt me anë të të cilit tregtonin në sasi të mëdha produkte të ndryshme konsumi, të cilat kishin tejkaluar afatin e skadencës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi iu fshinin datat e skadencave produkteve të skaduara, duke përdorur lëndë kimike, iu vendosnin atyre data të reja skadence, për të shtyrë afatin e përdorimit deri në dy vjet.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një vulë që përdorej për falsifikimin e datave të skadencës, 3 shishe me lëndë kimike të cilat përdoreshin për fshirjen e datave të prodhimit dhe skadencës, si dhe produkte të ndryshme të skaduara dhe me datë prodhimi të falsifikuar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrim me produktet ushqimore” kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i vulave, stampave dhe i formularëve”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari ndërron jetë në spital

21:44 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.