Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e rëndë në Mirditë ku një 15-vjeçare u abuzua nga pesë persona.
“Delegacioni i BE dënon ashpër rastet e fundit të abuzimit seksual me vajza në Shqipëri. Nuk ka justifikim për përdhunimin dhe çdo formë tjetër të abuzimit seksual. JO do të thotë JO. Mbroni vajzat në Shqipëri! Drejtësia, policia, shërbimi social dhe të gjitha institucionet duhet të veprojnë ndaj kësaj dhune të tmerrshme. Përdhunimi është krim dhe indiferenca vret!”, thuhet në mesazhin e delegacionit të BE-së.
Sot në Rrëshen mbahet një protestë për rastin e të miturës, ndërkohë që të dielën një tjetër protestë e madhe kundër abuzimit pritet në Tiranë.
