Një mjet detar i tipit Veljere me emrin “ Sea Shell” me flamur Amerikan me tre persona në bord, i cili vinte nga Dubrovniku – Kroaci për në Sarandë ka pësuar defekt. Mjeti detar pësoi defekt në drejtim të Qefalit, por menjeherë më pas u asistua nga rojet e bregdetit shqiptar.
Kapiteneria njoftoi QNOD- në dhe në mënyrë urgjente dolen dy anije të rojes bregdetare të cilat bënë të mundur shpëtimin dhe rimorkimin e tyre deri në portin e Sarandës, duke shpëtuar edhe personat e gjetur në bord.