Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekstradohen drejt Shqipërisë 3 persona që ishin në kërkim ndërkombëtar, mes tyre një grua

14:01 / May 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rinaspolicia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar drejt vendit tonë.  Policia bën me dije se mes të ekstraduarve është edhe një grua e quajtur Dh. Katreli e dënuar me 10vite burg për mashtrim.

1-Nga Zyra Qendrore Kombëtare – Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë i shtetases shqiptare Dhurata Katreli, 43 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetase me 10 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

2-U ekstradua nga Londra shtetasi A. Bardhoshi, 45 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2018, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpumin. Ky shtetas, gjatë vitit 2013, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që kalonte në mënyrë të paligjshme shtetas shqiptarë nga Shqipëria në Angli.

3-Po nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Ljubjana/Slloveni drejt vendit tonë, i shtetasit R. K., 58 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.Në vitin 2014, në fshatin Mbrostar, Fier, në kompaninë ku ky shtetas ishte inxhinier ka shpërthyer një kaldajë termoenergjitike me lëndë djegëse dhe si pasojë janë plagosur dy shtetas. Shtetasi R. K. në cilësinë e inxhinierit termoenergjitik kolaudues, gjatë testimeve që ka kryer nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik dhe rregullat e sigurisë në punë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ljubjana, Interpol Manchester/Mbretëri e Bashkuar dhe Interpol Romën u bë i mundur arrestimi i tyre, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.