Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Grabitja në Lezhë, dëshmia e 61-vjeçarit: Më qëlluan në kokë e trup

10:00 / May 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjergj doci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“30 minuta pasi jemi ulur të flemë, dëgjuam zhurma në banesë dhe mendova se ishin vajzat. Sa u ula në katin e parë të banesës u përballa me dy persona të maskuar dhe të armatosur. Një prej tyre e ka goditur disa herë”.

Kjo është dëshmia e kryefamiljarit Gjergj Doçi, i cili mbrëmjen e kaluar është dhunuar nga dy persona që kanë hyrë për të grabitur në banesën e tij në fshatin Spiten.

Gruaja e tij 47-vjeçare është në gjendje më të rëndë dhe është dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

61-vjeçari tha se pas tij në katin e parë të banesës ka zbritur dhe bashkëshortja, e cila është qëlluar po kështu nga grabitësit dhe ka marrë dëmtime më të mëdha.

“Unë humba ndjenjat, rashë përtokë nga goditjet. Kur u përmenda më goditën përsëri. Pak minuta pas meje ka zbritur dhe bashkëshortja, e cila është qëlluar në kokë dhe brinjë. Është dëmtuar më rëndë. Autorët morën telefona e çfarë gjetën. Më pas kam lajmëruar policinë dhe kemi ardhur në spital”, tregoi Gjergj Doçi për News 24.

61-vjeçari ka të qepura në kokë dhe dhimbje në brinjë, ku dyshohet se ka thyerje. “Njëri kishte armë, tjetri kishte një hekur dorezë se di, me atë më qëlloi”, tregon kryefamiljari.
Grupi hetimor ka gjetur dy gjurmë gishtërinjsh në shtëpinë dy katëshe dhe sende të tjera që mund të çojnë drejt zbardhjes së ngjarjes. Për grabitjen janë shoqëruar në polici disa të dyshuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026

Shpërthimi në pallatin në Elbasan/ Një i vdekur dhe tetë të lënduar, mes tyre një fëmijë 

19:30 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.