Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bashkia e Dimalit hap konkursin për emblemën, logon dhe “brand book”-un e qytetit

09:16 / May 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
logoja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas zyrtarizmit të emrit të ri, Bashkia e Dimalit organizon konkursin për dizenjimin e Emblemës dhe Logos së re të qytetit, si dhe përgatitjen e një “brand book” për promovimin e vlerave arkeologjike dhe kulturore të zonës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetarja e Bashkisë Juliana Memaj deklaron se logoja që do të përzgjidhet nga një juri profesioniste, në përbërjen e së cilës janë artistë dhe pedagogë të Universitetit të Arteve, do të përdoret për promovimin e qytetit, si dhe në të gjitha shkresat zyrtare të Bashkisë së Dimalit.
Të gjithë të interesuarit kanë afat të dërgojnë propozimet e tyre nga data 25.05.2021 deri në 25.06.2021, në adresën elektronike: [email protected]. Secili nga kandidatët mund të paraqesë vetëm një propozim. Fituesi do të marrë edhe një çmim 100.000 Lekë (të reja), ku përfshihen edhe taksat e aplikueshme.

Emblema dhe Logoja duhet të përmbushë kërkesat e mëposhtme:

• Duhet të jetë krijim origjinal dhe unik;
• Duhet të përcjellë historinë e lashtë dhe veçoritë e qytezës;
• Duhet të konceptohet posaçërisht për këtë konkurs nga ana estetike;
• Duhet të jetë e lehtë për t’u dalluar, e përshtatshme në dimensione, sipërfaqe dhe përdorime të ndryshme, në dy variante: me ngjyra dhe bardhë e zi;
• Nuk duhet të shkelë të drejtat e palëve të treta, përfshirë edhe të drejtën e autorit;
• Nuk duhet të përmbajë figura, fotografi ose elementë të tjerë identifikues pa autorizimin e përkatës.

Formati i kërkuar për propozimet dhe mënyrat e paraqitjes:

• Çdo propozim duhet të përfshijë “brand book”-un, emblemën dhe logon me rezolucion të lartë, shpjegimin e projektimit mbi idenë e autorit, si dhe një informacion të shkurtër mbi projektuesin.
• Pjesëmarrësit mund ta paraqesin propozimin e tyre në formën e një (1) PDF, ku të përfshihet përshkrimi dhe filozofia pas Emblemës dhe Logos, dhe një (1) JPG, vetëm Emblema dhe Logoja.
• Në versionin PDF duhet të përfshihen edhe detajet e plota të kontaktit.

Dosjet duhet të emërtohen me emrin dhe mbiemrin e aplikuesit.

Aplikantët duhet të paraqesin propozimet e logos në adresën [email protected].

Në fund të konkursit, fituesi duhet t’i dorëzojë emblemën dhe logon e krijuar prej tij në formatin e skedarit vektorial në Program Adobe Illustrator (AI ose EPS).

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.