Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Avioni mbushet me tym, ulje të detyruar në Rinas pak pas ngritjes

15:45 / February 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rinas 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një avion i linjës “Blue Panorama” që udhëtonte nga Tirana drejt Anconës ka kryer ulje të detyruar pak minuta pasi ishte nisur nga aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza”.

Një prej pasagjerëve thotë se ishin nisur normalisht në orën 07:00 të mëngjesit me një avion të linjës “Blue Panorama”, kur ndodhi defekti në ajër.

“U ngritëm normalisht, ishim në det, sapo kishim kaluar Durrësit kur pamë tym të dilte nga avioni, kabina u mbush me tym. Ishte tmerr, kishte edhe fëmijë që nisën të qanin”, tregon pasagjeri që preferon të mbetet anonim.Në ato momente paniku, pasagjeri thotë se nuk janë lejuar të përdorin telefonat për të filmuar dhe se avioni ka bërë disa manovra të rrezikshme para se të ulet.

“Kabina u mbush me tym kur na njoftuan që do ulemi në Rinas për shkak të defektit. Avioni bëri disa lëvizje shumë të rrezikshme, thamë se u rrëzuam. Është i gjithë faji i avionëve të vjetër që sjellin në Shqipëri si të ishim bota e tretë. Pilotët na e shpëtuan jetën, nuk e di se si mundën ta ulnin atë avion në gjendjen që ishte”,- tregon ndër të tjera pasagjeri.

Prej gati dy orës 50 pasagjerët që prisnin të udhëtonin drejt Anconës janë ende në pritje në Rinas dhe askush nuk i ka lajmëruar se kur do të nisen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Digjet pjesërisht një banesë në Fushë-Krujë, flakët shkrumbuan çatinë

17:00 / September 13, 2026

Iu vu tritol tek dera e shtëpisë në Kamëz, ‘shënjestra’ i dyshuar si porositës i disa vrasjeve

15:40 / September 13, 2026

Nufi: Industria e mbrojtjes, prioritet strategjik. 40 mjete të prodhuara në Shqipëri tashmë pjesë e Forcave të Armatosura

13:58 / September 13, 2026

Elton Ilirjani sjell Parashqevi Simakun në New York Fashion Week me një homazh emocionues

13:24 / September 13, 2026
View 1 Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.