Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Samiti i BE: Certifikata dixhitale e vaksinimit Covid në tryezë e diskutimit

08:41 / May 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
samit be
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ditën e dytë të Samitit të udhëheqësve evropianë në Bruksel pritet që të diskutohet në lidhje me pandeminë e Covid 19 dhe me ndryshimin e klimës.

Në mbledhjen e sotme fokusi kryesor do të jetë certifikata Evropiane e Vaksinimit Covid, e cila ëhstë një mënyrë që do të lehtësojë udhëtimet brenda BE.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel theksoi se certifikata do të lehtësojë udhëtimet, por gjithashtu ka bërë thirrje që të mos ulet vigjilenca dhe gatishmëria për mutacionet e reja që janë në qarkullim.

“Marrëveshja e fundit për Certifikatat Dixhitale (vaksinimi kundër COVID) është një hap i mirëpritur. Ne duhet të vazhdojmë qasjen tonë të koordinuar për të lehtësuar lëvizjen e lirë në të gjithë BE”, ka thënë Michel.

Përveç kësaj, solidariteti i BE me vendet e treta për të luftuar pandeminë do të diskutohet, në veçanti propozimi i Komisionit për BE që të dhurojë të paktën 100 milion doza vaksinash në vendet e treta me të ardhura të ulëta dhe të mesme deri në fund të vitit.

“Si prodhues, eksportues dhe kontribues kryesor i vaksinave në COVAX, BE është në krye të përpjekjeve për të përmbushur nevojat globale. Tani duhet të shohim se si dhe deri në çfarë mase mund të përmirësojmë më tej shkëmbimin e vaksinave me pjesën tjetër të botës”, është shprehur zyrtari evropian.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në këtë takim, udhëheqësit evropianë i kthehen çështjes së ndryshimit të klimës, pas marrëveshjes së samitit të dhjetorit, kur vendosën synime ambicioze për vitin 2030 (reduktim 55% i emisioneve të dioksidit të karbonit) dhe para se të paraqiten propozimet legjislative të Komisionit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli, ja për çfarë akuzohet

22:41 / October 6, 2026

Kreu i PDK-së refuzon propozimin e Kurtit për zgjedhjen e kreut të shtetit, Hamza: Nuk ka president pa marrëveshje

22:01 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.