Arbër Papleklaj, i akuzuar për vrasjen e aktivistit të Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvani doli sot para trupës gjykuese së Apelit. Kjo e fundit la në fuqi vendimin e shkallës së parë për Paplekën, arrest me burg, ndërsa dhjetë të tjerët janë lënë në gjendje të lirë.
Ish-komando u vetëdorëzua në policia pas ngjarjes së Elbasanit, ku Struktura e Mbrojtjes së votës e ngritur nga PD u përplas me mbështetësit e PS. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes palëve mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Ndërkohë që e gjithë ngjarja ndodhi në prezencë të forcave të policisë së Elbasanit.
