Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dy ditë para vrasjes së Endri Mustafës, Ibrahim Lici aplikoi për pasaportë

14:22 / May 25, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
endri mustafa 1 1300x773 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grup oficerësh të krimeve të rënda kanë shkuar në bashkinë e Shkodrës, nga ku rezulton se kanë marrë pamjet filmike të kamerave të kësaj bashkie. Grupi i oficerëve mësohet se ka shkuar në bashki në datën 13 maj 2021, vetëm një ditë pasi Ibrahim Lici ishte paraqitur në ambientet e bashkisë, duke aplikuar për një pasaportë të re.

Lici, prej 17 prillit kishte dalë nga kërkimi policor dhe me sa duket ka ndjerë nevojën e një pasaporte të re. Ora News mëson se Lici është paraqitur paraditën e të mërkurës, në datën 12 maj, duke dhënë të dhënat personale pranë shoqërisë “SAGEM” të pasaportave.

Silueta e Ibrahim Licit, brenda ambjienteve të bashkisë së Shkodrës, është filmuar nga disa kamera të instaluara në mure, filmime të cilat tashmë janë marë nga policia e Shkodrës. Këto filmime janë administruar dy ditë para se të zhdukej Endri Mustafa, në datën 15 maj 2021 në zonën e Livadhes në Shkodrës.

Për zhdukjen dhe më pas vrasjen e Mustafës, 15-vjeçari Ergys Malja ka deklaruar në policinë e Shkodrës se autor është, Ibrahim Lici.

Oficerët e hetimit të krimeve në Shkodër mësohet se kanë marrë pamjet filmike të bashkisë, të cilat i kishin sekuestruar qysh prej datës 13 maj dhe ia kanë vënë në dispozicion 15-vjeçarit E.M për të identifikuar autorin.

Ka rezultuar se adoleshenti pasi ka parë këto pamje filmike, ka treguar se ai ishte Ibrahim Lici, njeriu që akuzohet se ka ekzekutuar me 7 plumba komshiun e tij, Endri Mustafa. 15-vjeçari mësohet të ketë dhënë tre deklarime rresht para punonjësve të policisë së Shkodrës. Ndërkohë mbetet e paqartë se si ka mundur të shpëtojë 15-vjeçari nga mundësia e vrasjes prej Ibrahim Licit.

Në këtë vrasje adoleshenti ka shërbyer si personi që ka nxjerë nga shtëpia Endri Mustafën, duke i nisur në telefon këtij të fundit një foto me kalë, çka nën kuptonte se babai i tre fëmijëve duhet të dilte nga banesa.

Megjithë kundërshtimin e nënës dhe gruas së tij, Endri Mustafa ka vendosur të dalë nga banesa në 15 maj në orën 22:00, me qëllimin për të shkuar së bashku me adoleshentin në një ngastër tokë ku ai kishte mbjellë 150 rrënjë kanabis sativa.

Por që prej atij momenti, Endri Mustafa nuk është kthyer më në banesën e tij në lagjen “Guerrile”. Vetëm në mëngjesin e 17 majit, trupi i pajetë i Mustafës është gjendur prapa një ferre në zonën e Livadhes. Te trupi i pajetë policinë e ka çuar Ergys Malja, ndërkohë çuditërisht në zonën e Livadhes, policia nuk ka gjetur gjatë kontrolleve ngastrën me 150 rrënjë kanabis.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026

Shpërthimi në pallatin në Elbasan/ Një i vdekur dhe tetë të lënduar, mes tyre një fëmijë 

19:30 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.