Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shohin vajzën e tyre duke pritur klientë në rrugë, prindërit fajësojnë dhëndrin: Ta vras direkt atë njeri

15:29 / May 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sonila cani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni Uniko ka publikuar për herë të parë fotot e Sonila Canit në rrugët e Torinos. Në këto foto, që janë fiksuar nga “Google Maps”, duket 22-vjeçarja Sonila Cani në një prej kryqëzimeve rrugore në Torino të Italisë.

Fotot i përkasin Shtatorit të vitit 2020, kohë kur 22-vjeçarja ndodhej në Itali dhe nuk ishte kthyer në Shqipëri. Këtë fakt e kanë konfirmuar edhe prindërit e vajzës, Sose dhe Dashnor Nazo, të cilët ishin të ftuar në studion e emisionit Uniko.

Për herë të parë, ata panë dhe mësuan të vërtetën e hidhur për jetën e dyfishtë të Kreshnik dhe Sonila Canit. Ata shprehen se dhëndri i tyre nuk u kishte treguar se çfarë pune bënin për të fituar “lekun e thjeshtë”.

Sose dhe Dashnor Nazo bëjnë fajtor Kreshnik Canin për vdekjen e vajzës së tyre, për të cilin thonë se atij ia kishin besuar dorën e vajzës.

Spartak Koka: Kjo foto është kapur nga Google, është marrë nga harta e Google Maps dhe është e fiksuar në Shtator të vitit 2020. Në Shtator, Sonila ishte në Itali?

Dashnor Sazo: Në Shtator po.

Sose Nazo: Në Itali ka qëndruar. Kreshniku ka ardhur na tha që do vij të marr djalin. Edhe kur vinte na takonte ne, thoshte nuk po e marr dot.

Spartak Koka: Këtu është në një nga rrugët, siç e shikoni, këtu është Sonila. Kjo foto është marrë nga Google. Nuk e besuam fillimisht. U interesuam gjatë gjithë këtyre ditëve për të zbuluar të vërtetën. Pikërisht për punën në këtë rrugë, vajza juaj nuk jeton më sot.

Sose Nazo: Atë (Kreshnikun) ta vras direkt, atë njeri.

Spartak Koka: Ne po i shkojmë kësaj historie përtej çdo dyshimi të arsyeshëm me të dhënat dhe faktet që po ju paraqesim. Ne po i provojmë me shumë prova edhe fakte.

Sose Nazo: Me punët që ka bërë dhe që i ka dhënë çupës, ai e ka vrarë vetë.

Dashnor Nazo: Unë di vetëm këtë, që çupa ime ka qenë nën kërcënimin e atij (Kreshnikut).

Sonila Cani u gjet e vetëvarur në tualetin e banesës së saj në Torino të Italisë më 21 Mars 2021, ndërkohë që ngjarje është e rrethuar me mister, për shkak të aktivitetit të dyshimtë që ka pasur ccifti i bashkëshortëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.