Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar Ministrisë së Shëndetësisë një letër ku i kërkon që të lejojë praninë e tifozëve në finale e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu – Vllaznia.
FSHF angazhohet të marrë përsipër se çdo parashikim i Protokollit të Rikthimit në Lojë , që garanton sigurinë dhe shëndetin e stafeve, lojtarëve dhe spektatorëve do të zbatohet me përpikmëri dhe përgjegjshmëri të lartë.
Federata merr si shembull vendet e tjera të Europës, ku finalet e kupave po zhvillohen me praninë e spektatorëve, nisur edhe nga numri në rënie i rasteve me COVID-19.

