Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dita e të vërtetës për Igli Taren, në diskutim edhe e ardhmja e tij te Lacio

08:51 / May 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Igli tare
23-11-2017 Roma Incontro di Europa League SS Lazio Vs Vitesse allo stadio Olimpico di Roma. @ Marco Rosi / Fotonotizia Igli tare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klubi i Lacios sot do të zgjidhë pasiguritë e të ardhmes me një takim që do të vendosë pikat mbi “i” për çështje shumë delikate. Rinovimi i trajnerit Inzagi, vazhdimësia e disa prej yjeve të skuadrës, e për çudi, tashmë vihet në diskutim edhe Igli Tare.

Sipas medieve italiane, në një takim që do të zhvillohet në klubin e Lacios, do të diskutohet edhe vazhdimësia e Tares te lacialët. Pavarësisht faktit se ai ishte arkitekti i një skuadre që u kthye në pretendente në Itali dhe siguroi edhe praninë në Ligën e Kampioneve, ndaj tij rëndon dështimi në merkaton e fundit, me lojtarë që janë shfaqur shumë larg pritshmërisë, mes të cilëve edhe Vedat Muriqi, për të cilin u bë shpenzim kolosal por nuk ka justifikuar ende veten.

Pakkush vë në dyshim aftësitë e Tares si dhe përkushtimin e tij ndaj klubit për të cilin ka refuzuar oferta të rëndësishme. Por tani ngrihen pikëpyetje nëse disa gjëra mund të bëheshin ndryshe dhe nëse projekti i klubit mund të bëjë hapa përpara edhe me një figurë tjetër në rolin e drejtorit sportiv. Tare ka një kontratë deri në vitin 2023 me Lacion, nga e cila përfiton 2 milionë euro në sezon, por ajo mund të prishet me marrëveshje, pasi drejtuesi shqiptar është i lidhur ngushtë me presidentin Lotito ndaj të cilit shpesh është shprehur se ndjehet borxhli për besimin e pamasë që i ka dhënë duke e orientuar drejt karrierës së re pasi la futbollin e luajtur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.