Një banesë tre katëshe ka marrë flake në Ishull Shëngjin, ku për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe ato të policisë.
“Më datë 27.05.2021, rreth orës 13:20, në Ishull Shëngjin, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.C., ku ka vetëm dëme materiale. Mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thotë policia në informacionin paraprak.
