Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Nuk jam armik”/ Prokurori i njohur shpërthen i revoltuar në KPA dhe publikon prapaskenat: Më denoncuan “shpifës ordinerë”, një prej tyre tentoi të më mbajë peng

17:36 / May 27, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anton martini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në përfundim të hetimit gjyqësor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, prokurori Anton Martini u shpreh i revoltuar për ato që i quajti “shpifje” pas akuzave se ka manipuluar shortin e çështjeve në Shkodër dhe se ka marrë para. Palët do të shprehin pretendimet përfundimtare më 1 qershor.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i dha fund hetimit gjyqësor të dy denoncimeve të reja ndaj prokurorit Anton Martini dhe përcaktoi datën për konkluzionet përfundimtare, në një seancë në të cilën Martini u shpreh i revoltuar ndaj denoncuesve dhe deklarimeve të Komisionerit Publik.

Martini kaloi procesin e rivlerësimit në prill 2020, por Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e tij në KPA mbi kriterin e pasurisë dhe atë të profesionalizmit, kjo e fundit e lidhur me periudhën kur ai ishte drejtues i Prokurorisë së Rrethit Shkodër.

Sipas përshkrimit që Martini i bëri denoncimit, një i akuzuar për pjesëmarrje në manipulim bastesh sportive e ka denoncuar se i ka kërkuar para në mënyrë që ta transferojë çështjen nga Krimet e Rënda për në Prokurorinë e Shkodrës si dhe duke manipuluar shortin e ndarjes së çështjeve në këtë prokurori, aludohet për përcaktimin preferencial të prokurorit.

KPA iu drejtua Prokurorisë së Shkodrës si pjesë e hetimit gjyqësor. Përgjigjja e Prokurorisë Shkodër, e lexuar në mënyrë të përmbledhur në seancë nga komisioneri Florian Ballhysa, vuri në dukje se për rreth një mijë nga 1500 çështje të regjistruara, mungon dokumentacioni që të vërtetojë hedhjen e shortit për ndarjen e çështjeve mes prokurorëve.

Sipas përgjigjes, prokuroritë organizojnë shortin zakonisht përmes një sistemi elektronik të quajtur CAMS, i cili në raste të ndryshme pëson defekt dhe për rrjedhojë, prokuroritë organizojnë shorte manuale për ndarjen e çështjeve.

Por prokuroria thotë se për shumicën e çështjeve të ndara në kohën kur Martini ishte drejtues i komanduar i kësaj prokurorie, mungojnë procesverbalet e hedhjes së këtyre shorteve dhe rrjedhimisht nuk është e mundur të vërtetohet ekzistenca apo jo e shortit.

Martini argumentoi se fakti që nuk ekziston dokumentacioni nuk do të thotë se nuk është hedhur shorti.

“Unë nuk jam armik,” deklaroi ai i revoltuar.

Martini vijoi më tutje me shpalljen si “shpifës ordiner” të denoncuesve, ndërsa shënjoi një denoncues anonim në veçanti si një person që ka tentuar ta mbajë peng, duke e denoncuar tre herë gjatë procesit të vetingut.

Një përgjigje të ngjashme me mungesë dokumentacionesh, KPA duket se ka marrë edhe nga Prokuroria e Fierit, e cila iu përgjigj se dosjen e kërkuar ia kishte dorëzuar gjykatës.

Trupi gjykues përcaktoi datën 1 qershor ora 10 për pretendimet përfundimtare të palëve. BIRN

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shisnin drogë pranë gjimnazeve, lihen në burg 20 personat e arrestuar

16:39 / September 8, 2026

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.