Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pasiguria ekonomike/ Ja ku renditet Shqipëria në rajon

08:29 / May 28, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana qytet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqiptarët shprehën pakënaqësinë më të lartë për sigurinë ekonomike në raport me vendet e tjera të Rajonit në një anketë që u bë nga Këshilli i Koordinimit Rajonal (RCC), për Barometrin e Sigurisë në Rajon.

Siç shihet nga grafiku, 28 për qind e të anketuarve në Shqipëri ishin tërësisht të pakënaqur me sigurinë e tyre për gjendjen ekonomike.

Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon, pasi vetëm 24 % e boshnjakëve kanë shprehur pasiguri të lartë për gjendjen ekonomike, 21% e shtetasve nga Kosova, 15% e maqedonasve, 7% e malazezëve dhe 15% e serbëve. Anketa tregoi se, malazezët ishin më të kënaqurit për sigurinë e tyre ekonomike, në raport me vendet e tjera të Rajonit.

Gjithashtu Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë së saj që është shumë e kënaqur me gjendjen ekonomike. Vetëm 2% e shqiptarëve të anketuar janë shumë të kënaqur në situatën e tyre ekonomike. Në të kundërt 8% e boshnjakëve ishin shumë të kënaqur, 12% e Maqedonasve, 20% e malazezëve, 12% e serbeve ndërsa Kosova ishte në të njëjtin nivel me Shqipërinë me 2%.

Anketa në Shqipëri, gjithashtu prodhoi përqindjen më të lartë të personave që ndihen mjaftueshëm të sigurt ekonomikisht. 34 për qind të anketuarve mendojnë në këtë mënyrë, ndërsa 28 për qind e boshnjakeve mendojnë se ekonomia e tyre është e sigurt, 22% e maqedonasve, 33 % e serbëve. Serish malazezët shfaqen nivelet më të larta të sigurisë sa i takon mjaftueshmërisë ekonomike, pasi 42 % ishin mjaftueshëm të kënaqur. Vetëm qytetarët e Kosovës janë treguar disi më realiste thuhet në analizën e RCC, pasi 50 % e tyre kanë mbajtur qëndrim neutral as shumë të kënaqur dhe as shumë të mërzitur me gjendjen e tyre ekonomike.

Ndërsa 40 për qind e shqiptarëve mendojnë se perspektiva ekonomike nuk është e mirë, kundrejt 29 për qind që kanë qëndrim neutral dhe 31 për qind mendojnë se, ekonomia e tyre do të përmirësohet.

Në rajon me pesimistët për ekonominë e së ardhmes mbetën maqedonasit, pasi 52% e tyre se gjendja do të përkeqësohet, ndërsa me optimistët në rajon janë malazezët, pasi vetëm 12 për qind e të anketuarve mendojnë se ekonomia e tyre do të përkeqësohet.

Kur vjen puna tek siguria ekonomike burrat në Ballkan janë më të kënaqur (40%) sesa gratë (32%).

Analiza e RCC tregon se Barometri Ballkanik i sigurisë në edicionin 2021 shënoi një përmirësime të perceptimit për sigurinë ekonomike. Një vit më parë shumica e të anketuarve ishin të pakënaqur me gjendjen ekonomike. Tani, siguria ekonomike perceptohet më pozitivisht, pasi 38% janë të kënaqur dhe 30% të pakënaqur.

Në raport me vitin 2020, numri i të pakënaqurve u ul me 16%, dhe numri i të kënaqurve u rrit me 14%. Në të gjithë Rajonin pak më shumë se një e treta (38%) perceptojnë situatën e sigurisë si të kënaqshme, ndërsa pak më pak se një e treta (30%) nuk janë të kënaqur./Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Macukulli malor lidhet me rrugë të asfaltuar, përfundojnë 5 kilometrat e fundit

19:46 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.