Fabrika e tullave në Maminas është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, ndërsa në pamje shihet se zjarri është i përmasave të mëdha.
Si pasojë e flakëve tymi i zi ka përshkruar të gjithë zonën, ndërsa në momentin e rënies së zjarrit burimet bëjnë me dije se brenda në fabrikë kanë qenë 8 persona.
Derimë tani raportohet i lënduar shtetasi Besnik Bojaku.
Burime bëjnë me dije se shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i një bombule gazi.
