Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Sandër Lleshaj/ Së shpejti nis ndërtimi i rrugës Perlat-Lurë

21:17 / May 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
121 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj jep lajmin e mirë se së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e rrugës Perlat-Kurbnesh-Lurë. Ai shprehet se ky segment i rëndësishëm do të mundësojë nxjerrjen nga izolimi të shumë fshatrave të Mirditës, Matit e Dibrës. Nëpërmjet një postimi në Facebook Lleshaj falenderon kryeministrin Rama për këtë investim të madh.

Postimi i Lleshajt:

RRUGA PERLAT-KURBNESH-LURË

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka njoftuar hapjen e procedurave për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë rrugën Perlat-Kurbnesh-Lurë.

Ky është pa dyshim lajmi më i mirë që banorët e këtyre trevave marrrin prej shumë dekadash. Minatorët e Kurbneshit e të Perlatit dhe banorët e tjerë të Perlatit, Shebes, Lëkundës, Kthellës së Epër, Bardhajt, Lufajt, Zajsit, Kurbeshit, Mërkurthit, Kumbullës, Krej-Lurës dhe Lurës e kanë merituar dhe e kanë pritur prej dhjetra e dhjetra vitesh ndërtimin e këtij aksi jetik. Me ndërtimin e rrugës, ata dalin nga periudha e një izolimi të padrejtë, ndërkohë që shumë prej tyre, tashmë të shpërngulur, fitojnë mundësinë për t’u rikthyer dhe për të rifilluar jetën në trojet e tyre.

Ka pasur shumë politikanë që e kanë premtuar shpesh herë dhe me bujë të madhe ndërtimin e kësaj rruge, për t‘a harruar po aq shpesh atë.

Edi Rama u shpreh para tre vjetësh në Lurë se do të përpiqet për të zgjidhur këtë nevojë jetike. Ai nuk premtoi rrugën, por vetëm përpjekjen e tij për të gjetur një zgjidhje. Madje as në fushatën e fundit zgjedhore nuk e përmendi ndonjëherë këtë gjë, edhe pse ndërkohë gjithshka ishte e zgjidhur.

Krejt larg zhurmës dhe propagandës, rruga Perlat-Kurbnesh-Lurë është tashmë një realitet i pakthyeshëm. Pas përzgjedhjes së kompanisë ndërtuese, së shpejti fillojnë edhe punimet në terren.

Me këtë rast, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time personale dhe besoj edhe të gjithë banorëve të trevave që përshkohen nga kjo rrugë per Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili pati vizionin për të kuptuar rëndësinë e këtij aksi të rëndësishëm si dhe vullnetin për të akorduar një buxhet të konsiderueshëm, edhe pse në kushte të një gjendjeje të jashtëzakonshme.

Falenderime të sinqerta edhe për Ministren e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj dhe për Drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, që kanë ndjekur me përkushtim të gjithë procedurat e nevojshme dhe të ndërlikuara për këtë projekt të rëndësishëm.

Lleshaj ndertimi rruges shpejti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.