Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Tragjike/ Një tjetër shqiptar vdes në burgjet greke

17:05 / December 28, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gzimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në burgjet greke. Viktima është 33 vjeçari nga Vlora, Gëzim Shekaj, i cili ka ndërruar jetë në qeli. Edhe më i rëndë është fakti se ai mbahej në burg përtej afatit të përcaktuar nga gjykata greke.

Ngjarja ndodhi ditën e mërkurë në burgun famëkeq “Koridalo” të Athinës, ndërkohë ende janë të paqarta rrethanat e vdekjes së të riut shqiptar. Ai kishte 20 ditë që kishte përfunduar kryerjen e dënimit, por nuk po nxirrej nga qelia.

Një mik i 33 vjeçarit ka dyshime për vdekjen dhe shprehet se përgjatë 20 ditëve në mënyrë të jashtëligjshme që ai është mbajtur në burg, i janë injektuar gjilpëra vazhdimisht. Fisnik Hasi deklaroi se injektimi i 4 gjilpërave në trupin e Shekajt është bërë me qëllim për ta çuar 33-vjeçarin drejt vdekjes.

“Shoku im i burgut, Gëzim Shekaj është gjetur i varur. Mjekët grekë i kanë injektuar 4 gjilpëra. Ai është keqtrajtuar në burg. Grekët nuk donin që ai të dilte i gjallë”, tha Hasi, i cili ka qenë në të njëjtën qeli me 33-vjeçarin nga Vlora.

Hasi akuzon dhe policinë greke se po përpiqet që të mbajë të fshehtë ngjarjen, ndërsa nga Ambasada shqiptare në Athinë nuk ka reagim. Gjatë 2 muajve të fundit, pikërisht pas vrasjes së ekstremistit grek Konstadinos Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës, ndaj emigrantëve shqiptarë në Greqi kanë humbur jetën 9 persona dhe u vetëvranë 4 të tjerë, në burgjet greke.

Burg frikshme Greqi shqiptar vetevrare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Greqi, të miturit pa rrjete sociale/ Qeveria ndalon përdorimin nën moshën 15 vjeç

10:00 / October 14, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar nga Lushnja

12:20 / October 1, 2026

GJKKO lë në burg Bledar Cafin, u arrestua me urdhër të SPAK në Shkodër

11:42 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.