Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Artistja franceze flet për herë të parë për Anxhela Peristerin

23:00 / May 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Franca u përfaqësua këtë vit në “Eurovision” nga Barbara Pravi me këngën “Voila”. Artistja franceze u rendit e dyta në natën finale, duke u vlerësuar mbi të gjitha për origjinalitetin dhe vokalin e saj. Në prapaskenë ajo u shfaq shumë e afërt edhe me artisten shqiptare, Anxhela Peristeri, që këtë vit na përfaqësoi me këngën “Karma”.

Ditën e sotme këngëtarja franceze ka dhënë për herë të parë një intervistë për një emisionin shqiptar. Përmes një lidhje direkte ajo u ndal dhe tek këngët e tjera që ishin pjesëmarrëse në festivalin europian. Ajo veçoi performancën e Gjon’s Tears, për të cilin tha se e kuptonte shumë  mirë, sepse kënga ishte në gjuhën frënge.

Po ashtu, ajo dhe foli edhe për performancën shpërthyese të Anxhela Peristerit.

“Unë e takova Anxhelën gjatë provave. I fola dhe i thashë që më pëlqen shumë performanca e saj, sidomos tek pjesa e tymit që e rrethonte. Ajo është e çmendur, e çmendur në performancën në skenë.  Gjoni para Eurovizionit kishte ardhur në Paris dhe u takuam në studion time. Më pëlqen shumë ai djalë”, tha Barbara.

Në mbyllje moderatori Ermla Peçi i kërkoi artistes një mesazh për këngëtarët shqiptarë, të cilët e shohin shumë renditjen tabelore. Barbara nënvizoi se gjithçka duhet jetuar si festë, pa menduar renditjen. Sipas saj, ajo ka fituar aq shume nga “Eurovisioni” dhe dashuria e madhe e fansave sa edhe e fundit të ishte në renditje, pak rëndësi do kishte.

Anxhela Peristeri Artistja franceze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.