Milano si gjithnjë është vendi i modës dhe stilit. Në qytetin italian është duke u mbajtur Java e Modës, duke u prezantuar krijimet më të reja të stilisteve të famshëm.
Por, në këtë ngjarje prestigjioze si mysafire ka shkuar edhe prezantuesja dhe balerina shqiptare, Alba Hoxha. Ajo ka postuar disa fotografi nga atje, ndërsa shfaqet në një fustan të shkurtë ngjyrë pjepri.